Kushtet e përdorimit
Përditësuar më 27.11.2026
Version paraprak. Do të rishikohet para hapjes zyrtare të faqes.
Duke përdorur Shitet Biznesi (shitetbiznesi.al) pranon këto kushte. Për pyetje shkruaj te hello@shitetbiznesi.al.
Çfarë është Shitet Biznesi
Një vend ku shitësit publikojnë biznese në shitje dhe blerësit i kontaktojnë. Ne nuk jemi palë në shitje, nuk jemi ndërmjetës dhe nuk marrim pjesë në negociata apo pagesa mes shitësit dhe blerësit.
Njoftimet
- Publikimi i njoftimeve është falas në këtë fazë.
- Shitësi garanton që ka të drejtë ta shesë biznesin ose ta përfaqësojë shitjen, dhe që të dhënat (çmimi, qiraja, kontrata, fotot) janë të vërteta.
- Çdo njoftim kontrollohet para se të dalë publik. Mund ta refuzojmë ose ta heqim një njoftim që duket i rremë, mashtrues, i paligjshëm, i dyfishtë, ose që nuk ka të bëjë me shitjen e një biznesi.
- Shitësi mund ta ndryshojë, ta shënojë si të shitur ose ta fshijë njoftimin në çdo kohë nga llogaria.
Kontakti mes blerësit dhe shitësit
- Kërkesat e kontaktit duhet të jenë të sinqerta dhe të lidhura me blerjen e biznesit.
- Ndalohet përdorimi i të dhënave të marra këtu për reklama, spam ose qëllime të tjera.
- Këshillojmë që para çdo marrëveshjeje të verifikoni dokumentet e biznesit (licencat, kontratën e qirasë, bilancet) dhe të konsultoheni me një jurist ose kontabilist.
Përgjegjësia
Nuk garantojmë saktësinë e njoftimeve dhe nuk mbajmë përgjegjësi për marrëveshjet mes palëve. Bëjmë çmos që faqja të jetë e sigurt dhe e disponueshme, por nuk mund të garantojmë që do të punojë pa ndërprerje.
Llogaria
Je përgjegjës për llogarinë tënde. Mund ta pezullojmë ose ta mbyllim një llogari që shkel këto kushte. Ti mund ta mbyllësh llogarinë në çdo kohë duke na shkruar.
Ndryshimet
Mund t'i përditësojmë këto kushte. Për ndryshime të rëndësishme do të njoftojmë në faqe ose me email.
Kontakti
Për çdo pyetje: hello@shitetbiznesi.al. Shiko edhe Privatësinë.